Viktoria Xhako
Gënjeshtër E Sinqertë
Të them që s’më pëlqen të jem:
E famshme?
E njohur?
E dëgjuar?
E bukur?
E dashuruar?
Gënjej!
Natyrisht që gënjej!
Por e vërteta, që dua të të them ty, i dashuri im,
Është kaq e thjeshtë, sa fjalë nuk kërkoj për të:
Më vlerëso për shtegtimin tonë rreth globit,
Mbështetur në supet e besimit të bardhë.
Për kapërcimin e stinëve si përplasje të forta resh,
Për mbërritjen në pranverën tonë të parë.
Më respekto për atë që pe
Në atë cep divani me lule zemre,
Nën dritën e antikut abazhur mbi komodinë,
Përskaj tavolinëzës me takëmin e kafesë,
Kur ndeze dritën e vetme
Me gishtërinjtë në flokët e mi,
E the të këndojmë një këngë dëshire,
Një këngë të gjallë,
Një këngë të artë.
Më duaj për guximin e përshëndetjes
Asaj rruge të epueshme,
Për t’ia lënë vendin një kulpre të re.
Jam model i thjeshtë, piktori im,
Që më rrodhi damarëve në ditën e lindjes,
Dhe në të tretën e saj e vulosën të mirat fata.
Më duaj për këtë që sheh,
Që fjalën tënde e quan: heshtje perëndie!
Pastaj unë do të të them, përhumbur në lodhje,
Të vërtetën se ç’më pëlqen të jem!!!

E enjte 15 janar 2015 ora 15:15
Më shumë nga Viktoria Xhako
Komente 0