Viktoria Xhako
Ngjyrë, Tingull, Ndjenjë
Vetmia ime ka sy blu, ballë të lartë e shtat të gjatë,
Ka këmbë të shkathta që rrahin nëpër botë, në kërkim,
Penel me ngjyra mban në duart gishtërinj elegantë,
Dhe një zemër të kuqe ka e imja vetmi!
Vetmia ime është ndjenjë, tingull, ngjyrë,
Ajo ma ka qepur fustanin tim virgjëror,
E bukur, e butë, e trishtë, tronditëse,
Më vjen rrotull e më shndërron në lule borë.
Kërkoj ta përkëdhel, ta zgjoj, t’i flas,
Ajo në sy më sheh e krahët kryqëzon mbi gjoks,
Unë mundohem, përpiqem, rropatem ta kap,
Edhe pse gjithnjë duart më zhyten në bosh.
Por vetmia ime është ngjyrë, tingull, ndjenjë.

E diel 4 gusht 2013 ora 00:50
Më shumë nga Viktoria Xhako
Komente 0