>
LETERSISHQIP
Viktoria Xhako

Mushti I Fundit

Në stolin e vjetër jemi kaq pranë,
Në të majtë unë, në të djathtë ti.
Ç’është ky qiell i zi, që na ndan?
Blirin në shelg e ka kthyer tani?

Ku u tret puthja e rrugës së zhurmshme?
Pse Poseidoni mbeti fëmijë?
Pse pëllëmbën tënde ta puth tani, s’mundem?
Në ç’shtigje mosbesimi humbëm ne të dy?

Pyetjet derdhen mbi mua breshërimë,
Ma qullin zjarrin e shpirtit gjer në palcë,
Çastin ta thyejnë luftojnë tërsëllimë,
Por zemrës së kuqe s'ia thajnë dot trëndafilin e bardhë,
Edhe se mushti i fundit pik-pik pikoi në vreshtin e vjeshttë.
Tiranë, e shtunë 3 maj 2014 ora 04:30