>
LETERSISHQIP

Diabet

Shpërfytyrohem e në ballë më dërsit
e djeshmja dhe e sotmja
mbahem të mos bie
një këputje në gjunjë, në prag rrëzimi
më sulmon në gene
një shtirje-stisje, baladë sheqerosja
balancat çmenden,
eritrocidet më ç’ ngjyrosen zhgënjimit.

Edhe dje si sot
të ngjashem si profil kinez të zbehtë
në ”shje-shjenë” e përuljes
plandosur gjer në tokë,
zvarritës puthadorë të neveritshëm
të sëmurë spitalor
kartelë në fundkrevat…, një diagnozë
një pandemi-diabet
sheqeri në gjak-bursë i lëvizshëm…

Edhe nesër
më tremb një verbëri pa kthim në retinë
një drithërim,
tek ju shoh në ”shkëlqimin diellor”
të ”mirësisë së kornizuar”
injektuar gjer në rremba
një shoqeri-pacient pa shërim,
kur kristale shpirti
vlerës pa çmim dergjen harruar.

Shpërfytyrohem e në ballë më dërsit ANTIVLERA…

Më shumë nga Violeta Mata