>
LETERSISHQIP

Kopështi

Dëgjohen hapa pas mesnate,
në udhën e kopështit
atje ku buis si padashur
vesë e njelmët si pika loti…
Shkëlqen mbi gjethe
dëshirë e hershme e shpërthimit
në derën e kopshtit
një qiri ndezur, luhat jetën..
si fikje ndezje, përpëlitet trishtimit.

Ohh, ç’ gaz kish ky kopësht!
Harlisur përkëdhelej…,
përgjonte hapat
s’ pranonte, të dergjet nën heshtje
ndizte drita shpirti…,
priste të zonjën ikur në udhën
ku humbin gjurmët
prarohej në argjend vezullimesh
pritjes…
Fshihte i pafaj, lotë pendimi…

Lëkundet derë e kopështit
dridhet e mban veshë
pas mesnate
ndjen hapa të butë gruaje
Ritëm malli
kamosh përqafimesh.
Ndaj.
plazmohet,
përlotet e buzëqesh…

Më shumë nga Violeta Mata