Vlorë Zogaj Halitaj
Dite Me Shi
Ditët me shi më sjellin trishtim,
Rrjedhin kujtimet në dritare.
Më kthejnë atje në pakthim,
Ku ëndrrat m'i ke vrarë.
Zogjtë në skutat e tyre
Mundohen të gjejnë strehim,
Por, ata nuk e ndjejnë
Trishtimin që kam në shpirtin tim.
Të dhimbshme ditët pa kthim!
Rrjedhin kujtimet në dritare.
Më kthejnë atje në pakthim,
Ku ëndrrat m'i ke vrarë.
Zogjtë në skutat e tyre
Mundohen të gjejnë strehim,
Por, ata nuk e ndjejnë
Trishtimin që kam në shpirtin tim.
Të dhimbshme ditët pa kthim!