Vlorë Zogaj Halitaj
Heshtjen Do Vras
Heshtjen time thashë ta vras,
Mjaft ndejti strukur në mua.
Se, ndonjëherë duhet të flas,
Se dhe endrrat m'i trazuan!
U krijuan lumenj dhe dete...
Stuhitë më godasin pa mëshirë.
Zgjohu heshtje, zgjohu të thashë,
Thuaje të shkretën fjalmirë.
Si të kishin shpuar plumbat,
Në trup anë për anë,
Ti gojen mbyllur gjithmonë
Përse të kyçur e mban ?
Mjaft ndejti strukur në mua.
Se, ndonjëherë duhet të flas,
Se dhe endrrat m'i trazuan!
U krijuan lumenj dhe dete...
Stuhitë më godasin pa mëshirë.
Zgjohu heshtje, zgjohu të thashë,
Thuaje të shkretën fjalmirë.
Si të kishin shpuar plumbat,
Në trup anë për anë,
Ti gojen mbyllur gjithmonë
Përse të kyçur e mban ?
Zgjidhni me sa yje do votoni
Më shumë nga Vlorë Zogaj Halitaj
Komente 1