>
LETERSISHQIP

Baladë, Më Përprish!

Kur ti nuk je
Asnjë pranverë me s’do të jetë me mua
Ti s’je nata, as terri, as tmerri, as e kota fjalë
Je rreze që më nxjerr në breg, veç dritë je diell,
Koha larg teje është kohë pa kokë, kohë e mjerë,
Zgjat thonjt e të shqyen si shtrigat kur zënë pritë
Ku digjet nga dhimbja shkrumbohet shpirti i vetmisë
Dhe unë plas, copëtohem, robtohem në mijëra copë
Ashtu si qelqet kur bien copëtohen ngado në jetë,
Më jep dorën, nga stapi pellgut të zi më nxirr, më merr!

Kur ti sje me mua, dita me e bukur i ngjanë varrit
Për një puthje lëngoj si dielli pas resh diteve të dimrit
Ashtu si qe mungesa jote çasteve që ikën
Lëvron damarët e mi me dhimbje që më grijnë,
Fytyra jote më buzëqesh dhe mortin kthen mbrapa,
Pa ty? Por – si bëhet pa diell? Si bëhet kopshti pa buqmet blertë?
Si bëhet mali pa drurët me vlerë? Liqeni pa peshqit, barkat?
Si bëhet syri pa sy? Dora pa dorë? Shpirti pa shpirt?
Më jep fjalën ta dëgjoj, krahun ta mbështes!
Më jep ngjyrën e blertë të besimit në jetë, me jep!

Mjellmë e rrallë e vullnetit për të pare, të tillë të pashë,
Tamam shqitëz të bardhë ty të kam. Valë reje të bardhë.
Ku kthehet në nje natë me shkelqim yjesh me ëndrra
Të mos rri më mbërthyer ankthit. Jo dhimbjes brenda shtratit!
E në çdo faqe muri të mos më shfaqen fantazma të kotit,
Kur prore më shqyen e thonjt e mungesës tënde nuk i dua!
Mundohen të stisin një stine të egër, si shpirt i akullit,
Jo! Nuk ka një stinë të tillë, do zhduket, do shpëtoj, e di!
Do notoj patjetër në një moment dhe unë këngës me diell.
Të hedh lopatat e barkës mbi ujë, të ik përjetë larg, larg,
Të mos shoh flamujt e zinj valëvitur, se pronë më mbajnë,
Ku agimi trishtimit më gjen zgjuar, këtu fund dua, dua!
Jo shkrumbit tim të notoj e mynxyrtë për sa tmerr,
por të shkrifem dua, të shkrepem… më merr, më merr!
Baladë, nga ti dua rrezen, më përprish, atje tej më hedh!