>
LETERSISHQIP

Mbesa Ime

E di një ditë do të më thuash, e di
Gjyshe ç’bëre për mua, a nuk më thua
Do të them eja, se për ty e kam një poezi ...
Ku ruhen fjalët prej ari,
që dëshmojnë sa të dua

Edhe ca tjera, si të kam përkundur në djep
Kur ti ishe tepër e vogël, e nuk fole dot
Do të them, prekja gjyshes zemrën, sa më djeg
Do të them, shikomi sytë që mbushen me lot

Atëherë do ta shohësh dashurinë,
për ty që e pata,
Të kisha si lulepranvere,
me yjet në qiell të mata.