>
LETERSISHQIP
Xhoana Xhaferri

Brenga

Në jetë dikur kam gabuar…
e ndjej tani se fajin jam duke paguar.
I mbyllur midis hekurave të ftohtësisë,
më duket sikur kam veshur petkun e vetmisë.

Njerëz tek unë më s'kanë ardhur,
askush s'më ka vizituar,
u bë kohë që ndihem i harruar.

As veten më s'po e njoh,
jam tërësisht i shndërruar,
ndoshta vuajtja më ka ndryshuar.

Këtu orët janë vite,
e vitet duken pafundësi,
Por di se një kohë e gjatë,
me pret në kete vend ogurzi.

Brenga tani sulmon mbi mua,
tashme fajin e kam pranuar.
Ndonese kiha s'kthehet pas,
e asgje s'ka per tu ndryshuar.