Xhoana Xhaferri
Jetë Mizore
Sot kam humbur, jetën kam humbur,
dhe s'është vetëm sot, vetëm një ditë,
e humbur e pashpresë, ndihem cdo ditë.
Në kafaz mbyllur jam nuk fluturoj dot,
se krahet m'i kanë prerë e shpirtin ma kanë çjerrë.
E ç'të vazhdoj më tej, ç'duhet të ëndërroj?
Ç'ti kërkoj kësaj bote, atë që unë dëshiroj?!
Jam e vetme, e mekur, pa zë dhe e tmerrur,
se gojën ma kanë qepur e zërin ma kanë hequr.
A ka me shpresë a shihen me ngjyra?
A të jetohet jeta bashkë me ndyresirat?
Ngjyrat janë zbehur njoh vetëm bardh e zi,
jeta është venitur nga shpirtrat ligëzi.
Nuk shoh më qiell, nuk njoh më femijëri,
nuk shoh më diel, l nuk ndjej më dashuri.
Pse urrejtja mbizotëron e me luftë na kërcënon?
Po pse vallë zemrën kaq shumë e lëndon?
Nuk e dua më këtë jetë mizore,
që në shpirt ndjell vec lodhje.
Nuk dua të vuaj më tepër,
se në shpirt s'ka vend për humbje tjetër.
As nuk pres jetën që ëndërroj,
për mua ajo ka marrë fund me kohë.
Nuk duroj më luftë, nuk duroj më dhimbje,
ti jetë e pashpirt mizore nxitove,
e shpirtin ma dërrmove e zhurite.
Pse me lë të endem e pashpresë?
Pse më bën të ndihem si lulja pa vesë?
Më lër të futem nën tokë,
të prehem e qetë e të fle.
Mos më lër si gjethja e shkretë,
të kalbem dalëngadalë mbi dhe.

Më shumë nga Xhoana Xhaferri
Komente 0