>
LETERSISHQIP

Ah, Kjo Jetë!

Jetên mundohem ta prek me sy
E zbritur pranë meje,
Puhiz e saj linte gjurmê…
Zêra tê lirê mes rrapesh fletgjêrê
fjaloseshin
Me dallgêt e detit pêr
dashurit legjend.
Tê parêt e kishin njê jetê…
Mê tregonin,
Pishat e malit plak têrê plasaritje,
Çukitjet e zogjve tê kthyer nê hartê,
Qeshjet e kêngêt e vajzave nên hênê…

Shpatit thepisur qêndroja i tmerruar…
Mbytur êndrave
Gdhihem,
Botês têrê zhurmê e reklamë i harruar
Me dashuri tê kyçura si goja,
Shpirti thêrriste:
-Ah, kjo jetê
Moderne,
Si burg shtêpie
Qê rrjedh lëfytit sê çezmês
Dhe jo kêngês sê ftohtê kroji…

Eci,
Rrjedhês time,
Tê mos ndihem i vetêm
Edhe pse mê thonê, “i vjetêr”…

Më shumë nga Ylli Pollogati