>
LETERSISHQIP

Heshtja E Një Dashurie

Dallgët qëndruan
Si të ishin të
fundit.
Qetësi u ndje
detit
Kur të panë
harruar gjoksit
Me puthjet që na
kishin pushtuar
dashurinë
M’u bë se na
pëlqyen.
S’deshën dhimbje
dashurije
Me trupa të
ngjitur nxjerrë
prej dallgëve…

Zor t’i ndake
kohërat!
Dritëhëna më
kujtoj muzikën e
kohës së shkuar.
Këngët nën nota
të vjetra
serenade.
Symbyllur
qëndroja natës
tërë rrezatim
reklamash
I mbetur krahëve
të këngëtares si i
“ vogël, ”
Gdhihesha,
Të shihja
vegimin e kristalt
qiellor.

Asaj nate,
Gjoksit ngjitur
gjeta flokun tënd
Më thoshe, ”aty jamë”
Nata kishte vrarë
mbrëmjen
Një shteg i lehtë
u bë penxhere e hapur
Pranë teje më
afroj
Piva verën e lënë
buzëve të tua
I dehur,
E qeshura jote iu
bë fan
mjergullës
Që kishte
mbërthyer
rrugët tona
Ecja,
Në heshtjen e
një dashurie
ëndër…

Më shumë nga Ylli Pollogati