>
LETERSISHQIP
Zyrafete Manaj

Po Flas Me Ty

Po të mundi kohë e vdekur
Bija im
Je dromcë e harruar kohësh
Dhe zingjir që ndryshku bëhet me pëllëmbë…
Koha e vdekur e jeta bashkë
Punojnë në të kundërtën e gravitetit
Dije mirë
Se nuancat e hija nuk shkojnë bashkë…
Po tu vesh kohë e vdekur
Grise, grise, munde
Se ditët të kthehën në zhubravitje orësh
E hiqi lëshon rrenjë, e gris paqën
e shpirtit tënd…
Vraje kohën e vdekur
Shoqe mos u bënë me te
As mos pi ujë nga buzet e saj se e vdekura kohë
Të vdes dhe ty
po sdite me e hjek nga loçka e zemrës sate.