>
LETERSISHQIP
Admir Dahati

Hâna

Hâna asht afru mbi supin tem
e dritat tjera s’bajn mâ dritë.
Trotuari nuk puthet mâ
as me shollen e t’dehunve,
as me takat elegante,
as me biçikletat e lodhuna
prej orve t’gjata t’puns.

Koha ka ndal për qytetin
deri t’dalin dielli për pak,
përveç frymëmarrjes
me sytë e mbyllun n’gjyskapak
nuk ndihet asgjâ,
as era e freskt e paranadjes,
as flladi i amël i buzqeshjeve kalimtare,
as aroma jote afër kur m’kalon.

Hâna asht afru’ mbi supin tem,
koha për qytetin ka ndal,
dielli do zgjohet bashkë me ty,
e unë do fle mbi qerpikun tënd
ngadalë.
Mbase i ngjajmë atyre
që duhen nga larg,
që duhen,
por nuk u puthën kurrë…

Më shumë nga Admir Dahati