Admir Dahati
Lërmë
Më lër të qaj.
Më lër të qetë.
Dua të nxjerr jashtë peshën
që kam vite pa e lëshuar.
Dua të jetoj i pa munduar.
Jam i sigurt që mendoje
se mund të më shtyje
në turrën me dru,
i ndezur zjarri i syve tu.
Të jesh e sigurt e dashur,
se asnjëher’ në jetë
për asnjë arsye
nuk mund të më djegësh
në zjarrin që ndeza vetë.
Më lër të qetë.
Dua të nxjerr jashtë peshën
që kam vite pa e lëshuar.
Dua të jetoj i pa munduar.
Jam i sigurt që mendoje
se mund të më shtyje
në turrën me dru,
i ndezur zjarri i syve tu.
Të jesh e sigurt e dashur,
se asnjëher’ në jetë
për asnjë arsye
nuk mund të më djegësh
në zjarrin që ndeza vetë.