Admir Dahati
I Pastrehë
Mbretëri e ndërtume brenda teje
që dikur digjej nga flaka e shpirtit,
asht ngri me akull e heje,
me u djeg sërish tu prit.
Kam mbet’ i pastrehë
që kur veten shkatrrove,
bashkë me shpirtin tënd
ku prehej shtëpia ime.
Ky ishte gabimi im.
Të vendosa si diell i jetës sime
dhe harrova të kujtoj
se pa ty nuk kam më rreze ndihme.
që dikur digjej nga flaka e shpirtit,
asht ngri me akull e heje,
me u djeg sërish tu prit.
Kam mbet’ i pastrehë
që kur veten shkatrrove,
bashkë me shpirtin tënd
ku prehej shtëpia ime.
Ky ishte gabimi im.
Të vendosa si diell i jetës sime
dhe harrova të kujtoj
se pa ty nuk kam më rreze ndihme.