Adrian Llanaj
Fiqtë Dhe Fëmijëria Ime
Fiqtë janë fruta tej-njerëzor
ata kanë një magji ende të padëshifruar...
piktorët lodhin forma, hedhin ngjyra
një udhëtim që s'do ketë kurrë të mbaruar.
Fiqtë më kthejnë në fëmijëri
sa shumë kemi bredhur pas tyre
silleshim rrotull nëpër lëndina
koha, që dielli ti piqte.
Kacavireshim degë më degë
aq shumë hanim, si të babzitur,
mbushnim trastën për në lumë
bërë me kanatieret lidhur.
Në të afruar të perëndimit
kur na kish marrë prap uria,
të shkathtit u ktheheshin fiqve
të tjerët venin në shpia.
Fiqtë janë mahnitje përgjithmonë
nuk ngopem me historitë e tyre,
i kam shokë të vegjëlisë
janë ABC e Jetës time.
ata kanë një magji ende të padëshifruar...
piktorët lodhin forma, hedhin ngjyra
një udhëtim që s'do ketë kurrë të mbaruar.
Fiqtë më kthejnë në fëmijëri
sa shumë kemi bredhur pas tyre
silleshim rrotull nëpër lëndina
koha, që dielli ti piqte.
Kacavireshim degë më degë
aq shumë hanim, si të babzitur,
mbushnim trastën për në lumë
bërë me kanatieret lidhur.
Në të afruar të perëndimit
kur na kish marrë prap uria,
të shkathtit u ktheheshin fiqve
të tjerët venin në shpia.
Fiqtë janë mahnitje përgjithmonë
nuk ngopem me historitë e tyre,
i kam shokë të vegjëlisë
janë ABC e Jetës time.
Më shumë nga Adrian Llanaj
- Lokale Mençurie Çdo Njëzet Metra
- Po Vjen Andromeda
- Fjala Është Një Vepër Arti E Njeriut
- Origjina E Kthimit Në Asgjë
- Bukuria E Femrës
- Konjaku Është Historian
- Nusja E Re Me Burrë Xheloz
- Filozofi Se Ka Më Qetësinë E Dikurshme
- Dua Të Fluturojë
- Koha Njerëzore
- Ma Morri Mendjen Përfare
- Zoti Jep Oferta Për Çiftet E Reja
- Bariu Andromeda Dhe Hëna
- Femrat Kanë Aftësi Tej-Tokësore
- Mali Dhe Njerëzit
- Një Grua Po Humbet Dashnorin
Komente 0