Adrian Llanaj
Konjaku Është Historian
Konjaku është historian
shikoni si i bënë burrat të moçëm
atij i pëlqen të tregojë ngjarje,
gjëra që kuptohen në të ardhmen.
Ai ngrohë dhe gurin
frymzon njerëzit
me ndjesi të pakapshme
në momentin fillestar.
Konjaku jep leksione në grup
por preferon më shumë
të merret me individin,
i flet atij në vesh
për teknika të avancuara jete
të afrueshme me parajsën
ku gjithçka është e mundur,
ndryshe nga çtë ofron kjo botë
me këta lloje njerëzish
me këto mbrëmje plot shi
dhe trotuare që ecin...
Konjaku veproi
brymosja në të kundërt ndodhi
individi,
doli nga kioska në qoshe të rrugës
me shkak të dukshëm...
dhe filloi me zë të lart
të fliste keq
për shoqërinë njerëzore.
shikoni si i bënë burrat të moçëm
atij i pëlqen të tregojë ngjarje,
gjëra që kuptohen në të ardhmen.
Ai ngrohë dhe gurin
frymzon njerëzit
me ndjesi të pakapshme
në momentin fillestar.
Konjaku jep leksione në grup
por preferon më shumë
të merret me individin,
i flet atij në vesh
për teknika të avancuara jete
të afrueshme me parajsën
ku gjithçka është e mundur,
ndryshe nga çtë ofron kjo botë
me këta lloje njerëzish
me këto mbrëmje plot shi
dhe trotuare që ecin...
Konjaku veproi
brymosja në të kundërt ndodhi
individi,
doli nga kioska në qoshe të rrugës
me shkak të dukshëm...
dhe filloi me zë të lart
të fliste keq
për shoqërinë njerëzore.
Më shumë nga Adrian Llanaj
- Mahnitje Njerëzore
- Brunet
- Krimbi Paqësor Dhe Molla
- Njeriu Shumicë Dhe Lumturia Gjysmake
- Një Grua Po Humbet Dashnorin
- Bota Në Dritare
- E Ardhmja Me Frena Dore
- Tirana I Vjedh Të Shkuarën Njerëzve
- Zoti Jep Oferta Për Çiftet E Reja
- Lokale Mençurie Çdo Njëzet Metra
- Estetika Dhe Shpirti Bashkë Në Tavolinë
- Ëmbëlsi Jetësore
- Drita E Art E Pasdites
- Balerinë E Parë E Universit
- Nisemi Nga Vetja
- Pse Njerëzit Gënjejnë
Komente 0