>
LETERSISHQIP
Adrian Llanaj

Lokale Mençurie Çdo Njëzet Metra

Hapi njëri një biznes
një lokal Web-i me titull
''THËNIE TË MENÇURA ''
dhe që fillimisht eci goxha
vërtet pati punë mirë.. jo gjepura
filloi e zbuste pak nga pak kredinë
që kish firmosur në mirëbesim
me këto ritme që në fillim
e shlyente brënda afatit, dimrin që vinë..
po çe gënjente mendja derëzinë
sepse përpara i doli konkurenca..
direkt hapi tjetri të kompletuar
lokalin larg, veç njëzet metra
shkruar në hyrje me gërma të shtrenjta
''THËNIE TEPËR TË MENÇURA''
dhe kjo ishte vërtet një goditje si thikë
gurë i rëndë për të gjithë...
Por ajo që e fundosi gjithçka përfundimisht
qe dita kur u kthye Çomi
njëzet vjet Shofer Taksie në Alaska
me vete kish dhe Patentë Kamioni...
ia bleu truallin për një copë bukë gjitonit
hapi më të bukurin lokal të lagjes tonë
''THËNIE JASHTZAKONISHT TË MENÇURA''
kjo po që e vuri biznesin, në komë.
Tani njerëzit janë, rri të rrimë
si nxjerrën dot më, lekët që vunë në fillim.