>
LETERSISHQIP
Adrian Llanaj

Bukuria E Femrës

Këto rastësit
këto janë më të çuditshmet..
eh çfarë rrjedhe merr dita
kur ndesh shikimin
e një femre të bukur
në mos Aishwarya Rai dikur
përbesë pa bën dot dallimin.

Po ai shikim, po ajo vetull-hënë
morpo të njëjtit flokë...
eh ç'ka ca ndjesira të bukura
në jetët tona ditore...
që ndihmojnë në ngopjen
e njeriut me të ardhme..

Zgjuarsia themi, është gjithçka
aq shumë duam, ta shprehim pa fund
por dije o mik, o luftëtar, o njeri
se Bukuria e Femrës
qenka një Magji që të mund.