>
LETERSISHQIP

Udhës Së Jetës

U nisëm të gjithë për të jetuar
ngarkuar në valixhe e premtime
ëndrrat i thamë me zë të lartë,
betimet dhamë në numrin shumës
ca ngelën te stani përgjithmonë
të tjerë i hodhën rrobat rrugës.