Adrian Llanaj
Fantazma Trashgimtare
Dhe sa kohë në këtë botë
Do ti duhet ende njeriut
Për të konsumuar
Të njëjtën lloj frike
Që ka provuar dhe në lashtësi.
Sa vuajtje shpirtërore
I duhen njeriut në një jetë
Që frika të marr kënaqësinë...
Dhe sa kohë tregimet e fëmijërisë
Do të ndikojnë ende brenda nesh
Ku mes shokësh, mbrëmjeve me xixëllonja
Kishte gjithmonë ndonjë idiot të guximshëm
Që fliste për xhindet, shtrigat, fantazmat.
Dhe sa kohë shoqëria njerëzore
Do të vazhdojë ta konsiderojë frikën
Si një domosdoshmëri qetsuese për masën
A do ndodhë ndonjëherë në këtë jetë
Që ligësia e njeriut për njerin
Të shuhet vërtet?
Dijeni mirë o njerëz të frikës
Me mornica trashgimtare se,
FANTAZMA MË TRONDITËSE
Që fsheh errësira,
ËSHTË DORA E NJERIUT.
Do ti duhet ende njeriut
Për të konsumuar
Të njëjtën lloj frike
Që ka provuar dhe në lashtësi.
Sa vuajtje shpirtërore
I duhen njeriut në një jetë
Që frika të marr kënaqësinë...
Dhe sa kohë tregimet e fëmijërisë
Do të ndikojnë ende brenda nesh
Ku mes shokësh, mbrëmjeve me xixëllonja
Kishte gjithmonë ndonjë idiot të guximshëm
Që fliste për xhindet, shtrigat, fantazmat.
Dhe sa kohë shoqëria njerëzore
Do të vazhdojë ta konsiderojë frikën
Si një domosdoshmëri qetsuese për masën
A do ndodhë ndonjëherë në këtë jetë
Që ligësia e njeriut për njerin
Të shuhet vërtet?
Dijeni mirë o njerëz të frikës
Me mornica trashgimtare se,
FANTAZMA MË TRONDITËSE
Që fsheh errësira,
ËSHTË DORA E NJERIUT.
Më shumë nga Adrian Llanaj
- Koha Njerëzore
- Mendimi Udhëton Më Shpejt Se Drita
- Gjyshi Dhe Mediat Sociale
- Shkojnë Jetët
- Po Vjen Andromeda
- Do Vijë Një Kohë
- Shpirti Dhe E Bukura
- Zjarr Shpirtëror
- Mendjemadhi S'bëhet Dot Gjeometër
- Filozofi Se Ka Më Qetësinë E Dikurshme
- Fjala Është Një Vepër Arti E Njeriut
- Udhës Së Jetës
- Jeta
- E Gjithë Toka Është Një Mëhallë
- Origjina E Kthimit Në Asgjë
- Bariu Andromeda Dhe Hëna
Komente 0