>
LETERSISHQIP

Ky Qytet…

Në këtë qytet, të njohin me pallton që ke veshur.
Me ecjen tënde, rrugëve që pa gdhirë…
Këtu të njohin nga aroma e parfumit….
Nga era e gjellës, që gatuhet në guzhinë

Këtu, ti dinë hallet dhe gëzimet.
Ta dinë orarin, pa dalë nga shtëpia.
I qetë e paqësor në dukje…
Por zorrët e barkut, ja shqyen babëzia.

Në këtë qytet e bukur është çdo stinë.
I bukur dielli, kur bie mbi luginë.
Këtu të ëmbla këngët sazet
Dhe dasmat s’kuptohen pa dollinë.

Këtë qytet e qull një lumë..
Një mal i lartë ja gris çatinë
Mjergulla kur bie, përton të largohet.
Tymrat e dimrit, petavrat ja nxijnë.

Në këtë qytet filizat po rrallohen…
E letra posta, dërgon me duzinë.
I pabesi, lëpihet të fërkon krahët..
Kostumveshur ka hipokrizinë.
29.04.2020

Më shumë nga Adriatik Jaçe‎