>
LETERSISHQIP

Moj Çupëzë E Beut

Seç të ngritën këngë
Të këndojnë në dasma
Çupë e Veli beut
Duart në dorashka.

Bukuria jote
Si lule Dhëmbeli.
Vjosa si gjerdan
Të shtërngon tek beli.

Bardhësia jote
Borëbardhë e malit
Syri yt shkëlqente
Si copëz e xhamit.

I kaluan malet
Burrat me shajake
Fushave këndonin
Armët krahëqafe.

Erdhën dhe të morrën
Me kuaj dori
Çupë e Veli beut
Me nishan në gji.

Me mandil mbi vetull
E me nishan në gushë
E deshe ti vetë.
Ndaj nuk shtinë pushkë.

Seç ushtonte fusha
Vellua, vello kalit
Kënga Vjosës ngjitej
Iso Postenanit.

Më shumë nga Adriatik Jaçe‎