>
LETERSISHQIP

Po E Mbulon Harresa

Nuk di pse, sa herë vij tek këta mure,
Çdo gjë më duket si kaba.
Kjo heshtje e ndyrë, që u ka rënë,
Më bën të thyeshëm, më derdh mbi ta.

Kjo botë e vogël, sa një shtëpi..
Avlli mahisur, plasur mbi rrugë.
Po ha gjithçka, hijet rrëzon.
Kërkon të zhdukem, a të më humbë.

Këtu çdo çast zërat po fshihen…
Harresa po bren çdo dru, a hekur.
Likenet mbulojnë gurë dhe mure.
Asgjë s’mer frymë, çdo gjë e heshtur.

Harlisur është tani bimësia.
Në çdo cep rruge, a kënd oborri.
Pylli ka zbritur, këmbëkryq ulur…
Nga oda miqsh, kryet i nxori.

Iki pa mbyllur kanatë, as portë..
Sytë më puthin murin përballë.
Ku një dritare, më sheh përhumbur,
Loton e heshtur, e s’flet një fjalë.

Më shumë nga Adriatik Jaçe‎