>
LETERSISHQIP
Aferdita Salihu

Nuk Ishe E Imja

Nje shkronje e manget
e shtremberon emrin,
nje dite pa ty eshte e gjate,
eshte si gjarperi pa helmin.

Vuajta veq bymehet,
si sfere baloni aty te mban peng,
pa ty imazhi im veq zbehet
kujtimet per ty i kam lidh deng.

Mos me thuaj qe je e lumtur
edhe pse syte te ndriqojne sikur diell,
une te shoh ec fluturon si flutur
por mos me thuaj se nuk je si dje.

Te deshta si bariu fyellin
kur kendon per bareshen,
ishe per mua si qumeshti per femiun
neper endrrat e mia endeshe parreshtur.

Tash e tutje dashurine ja fali henes
se vetem ajo me degjon e m'i qan hallet,
lotet mi fshin porsa dita te lodhet,
mi fsheh ne naten, eshte aty, per mua ajo ndalet.