>
LETERSISHQIP
Albi Lushi

Do Sjell Ndërmend

Sonte kur sytë të kem vënë në gjumë
Dhe kokën heshtur mbi jastik
Do sjell ndërmend dhe ngjarje shumë
Do sjell ndërmend dikur një mik.

Dhe kur mes ëndrrash të shoh beteja
Tek vriten njerëz e në hone humbin
Do sjell ndërmend ca plagë të reja
Do sjell ndërmend dhe flakë që shkrumbin.

Në kulm të gjumit nuk di pse qesha
Imazhi saj që më dhembi shumë
Do sjell ndërmend sa shumë e desha
Do sjell ndërmend netët pa gjumë.

Do zgjohem mbi vargun të lënë në mes
Mbrëmjeve tek shkruaj syri m’u end
Me ëndrrat syhapur do rrij e pres
Lumturinë do sjell ndërmend.