Albi Lushi
Marshi I K-Ve
Për një K që ti se vë
S’ke CV, pra je një hiç!
Nuk ka vrimë që të nxë
Pa vlerë je, pra je dobiç!
Dhe merr rrugën epopeja
Kohë moderne, trendi ditës
Kryefjalë mbetet K-ja
Rretheqark, tangent orbitës.
Për ca "like " në instagram
Zbulon tjetra ç’mbulojnë brekët
Për follow lehin "ham-ham"
Ç’të bën K-ja, s’ta bëjnë lekët.
Leh pas K-ve media rozë
Leh pas K- ve politika
Pa shumë K nuk je në modë
"Shpejt follow"… u çova, ika…
Për një K bëhet qameti
Follow inflacionin papunësia
Bredh pas K-ve deputeti
K prodhon dhe qeveria!
Për një K ndizet mileti
Ngrihet llava e derdhet në tokë
Për ca K tërbohet rrjeti
Për një K ngrihen dy kokë.
Mbush me K drejtoritë
Ngop sektorët me spiuna
Parazitë në ministritë
Nuk bën "share"hiqesh nga puna.
Flet drejtori, flet kryetari
Ti tak "like" dhe një "coment"
Shtohet K-ja si "shpi bari"
Paçavure që si hanë qent’.
Shih sa K ndjekin "poetin"
"Mostra pjell e turma bluaj"
Në varr Shekspiri tredh Hamletin…
Me citate…"Zot na ruaj".
Kjo është kohë me K të madhe
K’të epokë si se hanë dreqi!
Pleh ku K-ët hedhin valle
Pret një P që shpejt ta ndreqi.
S’ke CV, pra je një hiç!
Nuk ka vrimë që të nxë
Pa vlerë je, pra je dobiç!
Dhe merr rrugën epopeja
Kohë moderne, trendi ditës
Kryefjalë mbetet K-ja
Rretheqark, tangent orbitës.
Për ca "like " në instagram
Zbulon tjetra ç’mbulojnë brekët
Për follow lehin "ham-ham"
Ç’të bën K-ja, s’ta bëjnë lekët.
Leh pas K-ve media rozë
Leh pas K- ve politika
Pa shumë K nuk je në modë
"Shpejt follow"… u çova, ika…
Për një K bëhet qameti
Follow inflacionin papunësia
Bredh pas K-ve deputeti
K prodhon dhe qeveria!
Për një K ndizet mileti
Ngrihet llava e derdhet në tokë
Për ca K tërbohet rrjeti
Për një K ngrihen dy kokë.
Mbush me K drejtoritë
Ngop sektorët me spiuna
Parazitë në ministritë
Nuk bën "share"hiqesh nga puna.
Flet drejtori, flet kryetari
Ti tak "like" dhe një "coment"
Shtohet K-ja si "shpi bari"
Paçavure që si hanë qent’.
Shih sa K ndjekin "poetin"
"Mostra pjell e turma bluaj"
Në varr Shekspiri tredh Hamletin…
Me citate…"Zot na ruaj".
Kjo është kohë me K të madhe
K’të epokë si se hanë dreqi!
Pleh ku K-ët hedhin valle
Pret një P që shpejt ta ndreqi.
Komente 0