>
LETERSISHQIP
Albi Lushi

Në Karantinën Time

Eja të karantinohemi bashkë
në tempullin tim të qetësisë
ta pijmë mallin t’u u dashtë
e të dehemi prej dashnisë.

Unë ti gjunjem kurmit tënd
prej syve të tu të pres mëshirë
Kur të prehem në t’shenjtin vend,
ti them botës:- "Lamtumirë"

E kur nadja nis me zbardhë
I afshmi diell na pjek me sy
Do e ftojmë mes nesh me ardhë
dhe në epsh ta shkrijmë të dy.

Shpirt e shkulm, gjëmë e gjëmime
ashtu në jerm të nisë të flasë:
Veç ti eja në karantinën time,
e prej andej fill e n’ parajsë!