>
LETERSISHQIP

Shën Dashuronte

Shën dashuronte shenjtëri e saj
me ndjenja vertikale,
që shponin shenjtërinë e tij
bash në boshtin e zemrës
horizontal, gjer sa t’i dhembë
e gjoksin t’ia shembë.
Ai nuk rënkonte,
Shën dashuronte!