>
LETERSISHQIP
Albi Lushi

Për Fjalën

Per fjalen do t'i vrisja te gjitha fjalet
që fjalen e shajne.
Gazetat, portalet, revistat qe s'ndalen
dhe fjalen s'e mbajne.

Per fjalen qe zbriti a e krijuan profetet,
për fjalen e shenjte.
Per vargjet e hekurta qe i vrane poetet
dhe shpirtrat e shtrenjte.

Per fjalen qe thuret dhe shthuret me jarge,
si e Penelopes pelhure,
Peshtyhet, lëpihet nga te mjerët me fame
e serish i perplaset me mllef ne fytyre.

Per fjalën do t'i vrisja te gjitha fjalet,
që fjalen e vrasin.
Televizionet, kronikat, analistet, tellallet,
per fjalen qe zotat therrasin.

DËRGOI: