>
LETERSISHQIP
Aleksander Pushkin

Deshire Lavdie

Kur isha idehur krejt ne dhele dashurie,
Kur rrija heshtazi mbi gjunje e te veshtroja
Plot gaz e mall ne gji, -edashur, ti e dije
Qe une per lavdi ahere nuk mendoja;
Gjithmone qendroja larg prej zhurmes e remetit,
Merzi ndjeja ne gji nga titull’ ipoetiti,
Kapitur pa pushim nga shqota e shtrengata,
As qe i vija re qertimet e levdatat,
A mund te ndjeja ankth ne shpirt te perveluar,
kur ti me shihje drejt me sy te dhembsheruar,
kur floket mi lemoje embel e ngadale
e thoshje a me do a je i lumtur valle?
Nje tjeter ti keshtu a do dashurosh?
Me thuaj kurre ti o mik sdo me harrosh?
Aher i heshtur krejt e dashur te veshtroja
Aher te kisha ne shpirt e kurre nuk mendoja
Per brengen, pikellimin e per te renden ndarje…
Askurre nuk mendoja..Po cndodhi?Lote, fsharje
E shpifje, tradheti, me erdhen ne mend.
Papritur per nje cast..po cjam, ku jam ne cvend.
Qendroj si shtegtar i ndjekur nga rrufete
Qe nuk edi per ku e shpie rruga e shkrete
Tani ne zemer kam nje deshire te re
Lavdi, lavdi kerkoj qe ti atje ku je
Gjithmone ta degjosh e dashur emrin tim
Gjithmone te me kesh ne mendje pa pushim
E gjithshka perreth per mua tete flase
Qe ti te me kujtosh me dhembshuri cdo cast
Te gjitha pergjerimet e lutjet plot me lot
Ne kopesht, neper terr, kur u ndame nga mot.