>
LETERSISHQIP
Ali Asllani

Vidi-Vidi Pullumbeshë

Vidi-vidi pullumbeshë!
Zëmra ime virgjëreshë
Do të thot' një fjal' në veshë;
Do të të them ne vesh një fjalë...
Nuk ësht' fjal', po është valë,
Që nga shpirti del e vjen
Dhe ne zemër vjen e zjen;
Me rrëmbim e me termete,
E më bën që s'jam në vete...
Her, ja hedh me brohorim,
Her, ja thyej me ngashërim...
Flas për ty dhe flas për ty,
Për atë të shkretin sy,
Për atë, për aq për kaq.
Më ke marr' në zëmër paq!

* * *

Vidi-vidi pullumbeshë,
Për ty qaj e për ty qeshë,
Që nga nis e sos veriu
Nuk i kam zilin' njeriu,
As florive, mbretërinjve
Kur në mes të dy gishtërinjve
Vjen e thyhet trupi yt,
Trup për kup' që s'ka të dyt'!

* * *

Vidi-vidi pullumbeshë
Dëgjo zemrën virgjëreshë
Çdo gjë shkon e çdo gjë vete,
S'mbetet gjë, asgjë per vete...
Ato thashë e këto theme,
Jan' të kota e të rreme,
E janë në ëndra e përralle,
E çdo ëndër ësht' rrëmalle
Nuj le gjurma mbi qepalle...
Po ajo që ska të sosur
Gjer në dit' të lemerisur,
Mbetet yll në sy skalisur
Jan' kujtime rreth flori,
Rreth të shkretës dashuri!