>
LETERSISHQIP
Alisa Prifti

Kopshti I Shtëpisë Sime

Kopshti i shtëpisë sime
Pikat bien, përshëndesin, zhduken...
Nëpër korridoret e luleve futen.
Një udhëtim i gjatë shumë,
një ujëvarë pikash si një lumë plot shkumë.

Barin e rrisin, e zgjasin shumë,
por me diellin bëjnë luftë.
Qershorin ia kanë rrëmbyer,
e thonë se pas s'kanë për t'u kthyer.

Pas shiut, ajri ndihet i lehtësuar,
nga pikat i cliruar.
Tashmë plot freski mbushur,
pret diellin për ta puthur.

Dalin retë në sulm,
e duket sikur dielli betejën e humb.
Por, lehtë nuk dorëzohet,
e duket se me fuqitë e tij rinohet.

Më pas vjen çasti i perëndimit,
e per diellin dhe shiun ai i harrimit.
Qielli skuqet, turpërohet, perflaket,
e fundi i rrezeve ne zhdukje përzgjatet.

Eh, cfarë tabloje artistike!
Porsi mahnitja mistike!
Eh, cfarë formash formohen!
Porsi valet e Lasgushit qe epohen!

Përzierje ngjyrash si te fizika,
lloj-lloj nuanca e mimika.
Çfarë lojë mendimesh!
Cfarë teatër imitimesh!

Pale të flasim kur vjen nata,
Qetësi..., mori mendimesh të arta.
Ndriçim argjendi mbi ballkon,
eh, në fund, hëna triumfon.