>
LETERSISHQIP
Alisa Prifti

Kosova Ime

Kosova ime
Kosovë, ja ditëlindja jote,
një republikë iu shtua kësaj bote. "Bacë u kry!",
me zgjoi sot kujtime,
te mbushura plot mallëngjime.

Ato kujtime qe vetëm gjaku ynë i njeh,
në kohën kur dhimbjet ishin pa fre.
Per çdo të lavdishëm 17 shkurt,
të artat vargje zemra i thur.

Kjo është Dita e Lirisë,
ajo që i dha jetë drejtësisë.
Dita që i dha fund errësirës,
e i hapi rrugë pavarësisë.

Kosovë, vend i cmuar!
Të gjithë të duan!
Bekimet e tua duan t'i vjedhin,
nga te gjitha anët të të rjepin.

Por, dot më s'të përçajnë.
Nuk mundet të të ndajnë
Rrënjët e tua janë të lashta,
nga trojet shqiptare të parat.

Kosovë, do të jetosh e lirë,
gjithmonë si një vend në dritë.
Ashtu siç shkëlqen e verdha jote,
ashtu ndrisin fytyrat tona sonte.

Krenarë për historinë tonë,
të pamposhtur si gjithmonë.
Prejardhja jonë etnike...
Vendnodhja jonë historike...

Gëzuar e Shtrenjta jonë Kosovë!