Alketa Spahiu
Kontuzioni I Zemrës
Rumba vallëzoj me ty
çdo rrëshqitje, një psherëtimë,
ashtu siç këmbët puthiten pas tokës
nuancat e kristalta vizatojnë diagramin e ndjenjës,
quick, quick, slow…
a plotësohet mungesa e atij që do
me vallëzime shoqërore të Fidel Castros?!
Hapat u përhumbën,
sikur pasiguritë e tua në panoramën lineare,
salla e vallëzimit merr pak nga njejtësia jote,
slow quick quick,
a mund të vallëzohet rumba teke si tequila?!
Në rrotullimet marramendëse
shënoj natën e vajzërisë
para se të bëj dasmën me hijen e katakombës veneciane,
përcjellëset e nuses na presin
në Urën e Psherëtimave,
le te sjellin ca birra Corona,
mundësisht me kripë, shume kripë Deti të Zi,
do t’i shtoj ca qepë
të shëroj kontuzionin e zemrës