Alketa Spahiu
Izolimi Ka Një Emër
Të ndoqa, hije e dhembjes së praruar
në ecejaket e indiferencës
në rrugët që na ndanë
e ato që na ribashkuan,
me linjitin e profumosur
më turbullove shikimin.
Mjegulla e bardhë
ekspozoi pajën e dështuar
në duetin tonë harmonik,
përcolla shkëlqimin tënd,
zvenitjen,
nuk kërkova pjesë në trashëgminë e fisme.
Të kam ndjekur netëve të pagjumë
Andrrallave të fundvitit,
në shfrimet e metropolit
më akuzuan për stalking
sherifët e padekretuar
dënimin po e vuaj
në qelinë e stagnimit
izolimi im ka një emër.
në ecejaket e indiferencës
në rrugët që na ndanë
e ato që na ribashkuan,
me linjitin e profumosur
më turbullove shikimin.
Mjegulla e bardhë
ekspozoi pajën e dështuar
në duetin tonë harmonik,
përcolla shkëlqimin tënd,
zvenitjen,
nuk kërkova pjesë në trashëgminë e fisme.
Të kam ndjekur netëve të pagjumë
Andrrallave të fundvitit,
në shfrimet e metropolit
më akuzuan për stalking
sherifët e padekretuar
dënimin po e vuaj
në qelinë e stagnimit
izolimi im ka një emër.