Ana Kove
Dashuri Me Che Guevara-N?
Ca tinguj Lolite
M’i shqyeve buzëve
dhe joshja ndezi flakën me sy;
me duhmë pasioni
përzjeve thëngjijtë e platitur;
dhe gota e verës mbi vatër u drodh;
buzët vure ku unë kisha pirë
pastaj qelqet m’i shkërmoqe ndër duar.
Në oxhakun e pahitur nga dëshira
isha gështenja që hodhe mbi prush
nga gjembat e bohçes qëruar,
zhvoshkur lëkurës që kërcëllet
e mishit që mahiset;
ishe dora që përzjeu shpuzën;
hukamë ishe në përcëllimin e parajsës.
Pranë oxhakut,
eliksiri prej taftit tënd rishmi frymoi,
dhe unë korpit tim të përzhitur
u ringjalla;
nënlëkurë gjakuan
vrundujt e lirisë së puthur.
Në sytë gati të shuar
m’i ndeze iskrat
dhe ajrin e luftës
mes meje dhe... meje
Ç’tu desh, Ernesto?
M’i shqyeve buzëve
dhe joshja ndezi flakën me sy;
me duhmë pasioni
përzjeve thëngjijtë e platitur;
dhe gota e verës mbi vatër u drodh;
buzët vure ku unë kisha pirë
pastaj qelqet m’i shkërmoqe ndër duar.
Në oxhakun e pahitur nga dëshira
isha gështenja që hodhe mbi prush
nga gjembat e bohçes qëruar,
zhvoshkur lëkurës që kërcëllet
e mishit që mahiset;
ishe dora që përzjeu shpuzën;
hukamë ishe në përcëllimin e parajsës.
Pranë oxhakut,
eliksiri prej taftit tënd rishmi frymoi,
dhe unë korpit tim të përzhitur
u ringjalla;
nënlëkurë gjakuan
vrundujt e lirisë së puthur.
Në sytë gati të shuar
m’i ndeze iskrat
dhe ajrin e luftës
mes meje dhe... meje
Ç’tu desh, Ernesto?