Ana Kove
Edhe Njëhere?
Stina e nxehtë ia shtonte nxehtësinë mallit. Ndonëse kishin kohë larg njëri-tjetrit, sa nisej drejt detit, kujtimet merrnin udhë pa e pyetur. Ai ishte pjesë e jetës së saj në të shkuarën. Por, ishin ca çaste kur e shkuara dhe e tashmja ishin bashkë. Pandashëm bashkë. Përjetësisht bashkë. Dhe këto ishin kujtimet. Kujtimet e bukura. Ndaj u linte udhë të lirë ta rrëmbenin si të donin, ta çonin ku të donin, në të gjitha ndjesitë e përjetuara, në të gjitha vendet e... mbushura me frymët dhe portretet e tyre. Në vendin e dashur, që i identifikoi aso kohësh me të gjitha detajet njerëzore dhe instiktive. Të lira, krejtësisht të lira. Siç është njeriu vetëm me dashurinë edhe natyrën.
Tashmë jetonte çaste paqeje, jo ankthi dhe frike të tipit: më do apo s’më do, sa e dua unë; do t’i dukem e bukur në plazhin e mbushur me lakuriqësi dhe ngjyra; më dëshiron gjithmonë njësoj? Ç’ishte ai ankth i panevojshëm, që e bënte të mpakej edhe në trup, aq sa miqtë mendonin se ndiqte sallonet e fitnesit? Nuk ishte qenie e fiksuar pas dukjes. Por nëpër revistat rozë, që vetëm pushimeve në shezlong u hidhte nga një sy, sa për të parë se çfarë i kurreshtonte aq shumë femrat, lexonte se edhe burrat më të mençur kanë tërheqje nga dukja. Pra, duhet të ishte në formë, sepse i interesonte ai; ai, bashkë me kotësitë e tij.
Njerëzisht, mendoi se po t’i niste një mesazh përshëndetës do të ndiehej më mirë. Dhe do të vazhdonte të jetonte e qetë ditën e saj të nxehtë. Ai vërtet ishte larg; ajo s’mund të mbërrinte më kurrë atje fizikisht për të, por fjala e saj po... Si përshëndetje, si mall, si kujtim, si qetësim. Ndoshta ai edhe mund t’i shkruante ndonjë gjë, që s’ia thoshte dot atëherë. Si çlirim. Gjithmonë i duhet dhënë mundësia vetes edhe tjetrit. E shkroi mesazhin. I erdhi pak keq, që s’ndjeu më emocionin e dikurshëm. Po mendonte se, gati-gati, e dinte edhe përgjigjen që do t’i vinte. E dinte vërtet? Ky ishte nga ato raste që as revistat rozë të shezlongëve s’mund ta parashikonin. As ajo vetë nuk e kishte parashikuar deri aty.
Ai iu përgjigj se, siç duket nga rrjeti i dobët, nuk i kishte shkuar mesazhi i plotë. I lutej shumë-shumë, t’ia ridërgonte edhe një herë. Kush dreqin mendon se e njeh tjetrin!? Po veten? Edhe një herë!? Po, po. Edhe një herë, i shkroi. Pa ditur ende ç’të bënte, iu kujtua një shprehje e çuditshme: "Një herë - është asnjëherë".