Ana Kove
Derdhesh Si Vere E Nxehte
Derdhem si verë e nxehtë
mbi ty, bredh i harlisur,
puthja deh me më t’mirën erë
këtë natë lutjesh;
me lëkurë mbështjell flakën,
afshin përvëlues të dëshirës,
dridhem poshtë teje, kambanë fundviti,
fillim-ngjarjesh,
grishjen me fjongo damarësh shtrëngoj,
duardridhur zhvesh padurimin
nën ritme të çmendura zemërrahjesh,
për të prekur dhuratën e parajsës
dhe me sytë drejt qiellit
lëvdoj shpirtin e së vërtetës...
Ç’gjakim magjie, o Zot,
kur trupat gazmojnë si fishekzjarrë!
mbi ty, bredh i harlisur,
puthja deh me më t’mirën erë
këtë natë lutjesh;
me lëkurë mbështjell flakën,
afshin përvëlues të dëshirës,
dridhem poshtë teje, kambanë fundviti,
fillim-ngjarjesh,
grishjen me fjongo damarësh shtrëngoj,
duardridhur zhvesh padurimin
nën ritme të çmendura zemërrahjesh,
për të prekur dhuratën e parajsës
dhe me sytë drejt qiellit
lëvdoj shpirtin e së vërtetës...
Ç’gjakim magjie, o Zot,
kur trupat gazmojnë si fishekzjarrë!