>
LETERSISHQIP

Ringjallje!

Ti mallkon dhe dehesh çdo ditë
me pijen tënde të së keqes
e shtyn, i jep kurajo mërzisë
të më zërë pritë në prag të derës...

...

Që unë të vdes
Por unë qesh!

Qesh, gajasem
Ngrihem çuditërisht
Ringjallem!

Ndërsa ti vazhdon, në tënden sigurisht!
Të më qëllosh e rrahësh
të më presësh flatrat, mizorisht
Kështu të bie, të përbaltem...

...

Që unë të shuhem
Por unë nuk druhem!

Qesh unë si ujëvarë çmendurisht!
Ringjallem!

Nuk më bëhet vonë aspak kur ti
mëndjen mundohesh të më mbyllësh
në hapësira boshe dritaresh frëngji
nën terr mundohesh të m'shtypësh...

...

Por unë rri zgjuar
gjithnjë duke vëzhguar!

Se si ti thyhesh vazhdimisht!
Ringjallem!
Ringjallem posi!

Sepse unë jam fara e dijes, Drita!
Lënda nga e cila përbëhet dinjiteti!
Përbindëshi më i frikshëm për ty, frika!
Mirësia, jam! Jam ai, I DREJTI!

Unë të qeshurën e kam si ujëvarë
përbytëse, , e tmerrshme, shtypëse!
për të mallkuarën farë
Atë rrënjën e pavirtytshme!

Unë nuk di të protestoj,
unë thjesht buzëqesh paqësisht
ndërsa ndër buzët e mia lulëzoj
Ti, vdes shpirtërisht!

*****

Unë rrezen kam në kokën time
dritën që më kurorëzon ballin
Ndërsa ti mllefin ke.e mjera ime
Mllef që të shton inatin!

Po, gjene, se mos ke më shumë tru
fara të ka shterruar që herët
Ndaj përfundove kështu
Rrjepacuke në xhepa kavalierësh!

E ti prapë shan, se nuk ke me ç'merresh
të kuptoj, unë e di, ndryshe mërzitesh
Një ''Miserabël''je, por, nga të tjerët
Dhe prapë qëllon e prapë vetëvritesh!

Dhe unë, prapë ringjallem
Unë ende buzëqesh, buzëqesh
si të kem pasurinë e gjithë Tokës
Kam,
kryesisht i kam mendtë e kokës!

Edhe pse bredh Paris e Vjenë, Romë
përgjon, ende si kohës së vjetër
Zilia të del edhe nga fotot -home
Por unë për ty nuk kam kohë tepër!

Bën shumë zhurmë, seriozisht
që të dukesh që je në jetë
zhurma e budallait, sigurisht
monotonisht, e njëjta kasetë!

Më shumë nga Ana Mihail