>
LETERSISHQIP

Tinëzar

Tinëzisht merr frymë e vjedh
Ajrin tim, e kthen në dioksid
Më vjen kaq shumë për të vjellë
Nga mikrob i keq, parazit!

Tinëz rri edhe bën plane
Si të shesësh ca më shtrenjtë
Mallin stok nëpër ''dyqane''
Që e mbledh poshtë e përpjetë

Tinzar por, me ''karakter''!
S'para bën shok gjithkënd
Mëndje ''vjedh'' nëpër të tjerë
E kërkon të japësh mënd!

Tinëzia, punë e stisur
Nuk të lë të nxësh ca vetë
Që të dukesh si i ditur
Duhet të rrish vet i tretë

Njërin ''qen ''ta kesh të lehë
Tjetrin për iso të parit
Të tretin ta kesh lake'
T'nuhasë pun't e të mbarit!

Tinzari vetë tru s' ka
në ka ca, i mban me andër
Vjedh kur flet siç vjedh kur ha
Edhe fati e mban me hatër!

FATI, ehh! FATI!

Fati duket bën me hile
duket se e dredh ca shpesh
Tinzarit i jep me kile
Të drejtit ia vjedh me thes!

Zotësia s'qënka gjë
aty ku fati nuk shkel kurrë
''Trim me fatin mos u bë
Grua qofsh, fëmij a burrë!''

Që..po ju thosha, miqtë e mi
Mbani mend e mos harroni
Fati tinëz di të vijë
Mbret që nuk i tundet froni!

Më shumë nga Ana Mihail