Anila Dahriu
Nesër Dita Përsëri Do Lindë
E thirra, e thirra hijen e vdekjes,
E thirra pranë të shtrinte shtrate
Si të komës foshnje, në dritë të pa dalë
Të humbur si flutur pa krahë.
Nën zë e fshehur pas hijes së saj,
Këtë lutje këndoj.
Si bilbili i dashuruar të kërkoj,
Por nuk e di, Ti a më dëgjon?
Retë e kaltra braktisën qiellin.
Jeta, tjetër kuptim kish marre.
Unë – përgjonjëse, mengjesin, krahët nxitoj,
Ato, në botë endërrash më çojnë.
Në botë trillimesh, në rrëzën e saj unë fshihem,
Si një rrëke buzë lumit ujëvarë të prehem.
Nuk më ke dashur, thirra,
Ujvara derdhi ngricë,
Nata u trishtua, fjalët ngarkoi, yjet u shuan.
Unë si një zog mëngjesin cicërova,
Ti fshiheshe si një grerëz tjetërsuar.
Sytë njollë trishtimi, sytë nota vajtimi,
Buzët prekën notat me himnin e lamtumirës.
Perse i dashur?
Kur zbardhi mëngjesi,
Dita braktisi lulet e ndijimit.
Ti, braktise këtë barkë mes detit tallaz.
Ajo flutur e bardhë në hapësira qiellore
Nuk kerkoi vetmi,
Ndoshta, ndoshta vetëm pak dashuri.
Trokiti si shtërngatë në terr vetmie koha jote,
Gjymtimi i hakmarrjes së verbër kërkoi shpagim.
E verbër, e pakuptimtë në qiellin e zi,
Shëmtim i gënjeshtërt i dha flakë shkatërimi.
Ra gjethja, ndoshta e fundit në këtë vjeshte mëkatare,
E venitur nga përbuzja, zemra e brishtë e lendoi,
Shtratin e fundit të prehjes së saj.
U rrëzuan themelet,
Premtimi - ndjenjë u shua.
Një enigmë ngriti kryet
Me trishtimin shok, udhe tok lidhën pendimin.
Të kam dashur në ëndrra zanash,
Të kam ndjer si kitarë të vetmuar,
Kitarë të braktisur në breg shkretëtire.
Hapat e zbathur vrapojnë
Të rrëmbejnë kulmin muzikor.
E pamërshirshme jetëferr.
Ligjet si shkëmbinj troditën zjarrin,
Një litar nyje lidhi fatin,
Si mekatar mes yjesh të renduar mërguam.
Ndoshta nuk të prekën krelat e lënduara
Si tokëz e shteruar,
Nga shuplakat njerëzore,
Pa dhimbje, pa dashuri.
Braktisja, mohimi, urrejtja nuk shtegëtuan,
Qëndruan në pritje ziliqarë të mengjezit..
Do ti harrosh lehtë sytë e mi,
Kaq shpej? Ky mendim me trishton!
Unë si qyqe do të vajtoj
Në një cep dritarje.
Lotët prekin sytë e perënduar,
Është kenga ime atje ku je frymëzuar.
Këngë lotësh, këngë largimi,
Në ëndërr një flutur përgjon.
Tej një rruge të largët,
Unë iki i dashuri im i dlirë.
Iki të jetoj e lirë, oh ç'dëshirë,
Ç’marrezi! Të afërmit, mallkim
Midis dëshirës, ndarjes, premtimit.
Eci kokëulur si një kalë i bardhë
Mes errësirës kryeneçe.
Në goje humnerë tek më pret,
Me grusht një shtytje degdisa.
Ndoshta e largëta më mundon,
Por ty vdekja nuk të perkedhel.
Jam krahë fluture
Ndër sy hënën ndiçojnë.
Do të të pres një jetë,
Jo e vetmuar,
Në ëndërr kam pranë dashurinë zanë.
Ditë e largët më qendro pranë,
Eja, eja
Në gjoksin tim shpëtimtar.
Ndjeja si një fishekzjarr u shua në të madhin qiell,
Si re e vogël kishte ngritur krye,
Si shtrëngatë u largua tej kokëulur.
Ah, do të zbrisnin shkëmbinjtë,
Nëse do të mundeshin
Të përbysnin fjalën, të dua.
Të citoja veç fjalë mëkatare nuk mundesha.
Dikur ti këndoje të emblën dashuri,
Të dua, të dua si qielli si dragua.
Ik, të thashë dikur, në një natë yjesh acar,
Nuk dëgjuan sirenat, rruga e tyre
Arratinë kish marrë e shtërnguar.
Si një endërr e bardhë rreth meje u lakove,
Si ëngjëll më këndove
Ndaj dashurinë më premtove.
Notat valzojnë si shpetim,
Veç rrjeta thithje defrimi epshëror
Dhimbjen e zemrës së çarë tej vetes kishte ndarë.
Vështrove rreth yjeve, ju lute ndriçimit verbues.
Ndër krye nata kish rënë,
Rrugëve vjeshtake kish zënë,
Hidhte gjethe radhë me radhë
Si gërma harrimi në ditar të rremë.
U venita, u vyshka,
Shuplaka e nxehtë, si rrebesh plot egërsi,
Tutje vështrimin plagosi.
Nuk e kuptoja këtë perde të braktisur
Në fushë gjelbërimi të vrarë.
Një qen i plagosur shqyente
Krelat e bardha të hedhura dikur në shtrate.
Eca rrugës, mbartja vetëm trishtimin.
Ndër duart e mia, nata,
Një tufë karafilash të tharë
Kish përcjellë për funerale.
Një hije më ndjek pas, klthet si e çmëndur:
"Ik tutje ferrit të mallkuar,
Nuk ka dashuri, nuk ka dritë,
Atje mes përbindshave klith,
Paguaj mëkatin e dënuar…Cili ishte valle?
Jetë e zymtë, si varg zinxhiresh
Trupin tend, atje,
Do ta ndjekin zvarrë edhe shekujt që vijnë,
Fytyrës gri do të rrjedhin si mallkim.
I errët, i erret ky mallkim do të jetë
Dhe veç pagim do të ndiesh.
Përbuzja do të gerdheshet,
Urrejtja do të gjymtojë,
Harresa do të fshijë nën dhe pluhur kockash.
Nuk ka dashuri për ty, për mua,
Veshët shurdhohen
Si orteqe nga malli.
Oh, kjo botë me mjegull trishtimi
Harroi përkëdheljet dhe thirri hidhërimin.
Dikur afër stacionit
Vështruam egërsisht njëri-tjetrin.
Përkëdheljet e freskëta u shuan.
Hidherimi, u dritësua përsëri nëpër rrugët e shpresës.
E brishtë dhe lozonjare isha dikur,
Tani vdekja kerkon krahë,
Dashuria sytë m’i mohoi, më mallkoi si e paudhë.
Nga gjiri i saj rrodhi gjaku i zi,
Fjalët djalli i kish shkelur me goxhet pa shkëlqim.
E zemëruar vrapova si e marrë,
Dimri i egër më ndiqte hap pas hapi.
Unë, prisja mëngjesin pranveror,
Do vijnë dallandyshet valle?
Qiellit puthje i dërgova,
Buzët e coptuararrodhën gjak,
Sytë ëndërrues kaltërsisë lot i dërguan.
Fluturake drejt zgjimit,
Kërkoja pafajsinë
Bashkëudhëtare me dallgët e zemrës.
Ti, dëgjo refimin tim,
Jeta nuk është lojë e brishtë.
Hapat hedh dita,
Tej dejeve të saj ëndërroj.
Përkrah imazhit tend
Harroj, veç bregën qortoj.
Eci, vrapoj, nuk ndalem,
E sigurtë, e qetë, endërrimtare.
Nuk vajtoj, nuk trishtoj,
Tutje shtyj retë e zeza,
Kërkoj hapësirë të thith, dashuri, veç dashuri.
Do kalojë kjo natë, do kalojë me dhimbje.
Nesër, një ditë e re do të agojë!