Anila Kruti
Kur Me Prite Ti (Balade)
Kur me prite ti
te dera
oret moren fryme.
Neper ere flatronin zogjte e bardhe te marsit
se ti
me solle kumbullen time te celur ne krahe.
Qeshi dita dhe zemra ime.
Mori fryme pragu i shtepise.
Dritaret hapen udhen e qiellit.
Çelen te gjitha qershite neper kopshet e parajses.
Se syte e tu ishin bota qe prisja.
Mori fryme drite lumi im Vjosa
Tani,
kendon dite e nate ninullat e pemeve.
S'me dhembin me rrezimet, as gjunjet e gervishtura.
M'a solle serish femijerine te bukur me qeshje dhe gezim.
Duhet te te kem njohur qe ne boten e ngjizjes.
Doemos duhet te jemi ngjitur bashke neper mollen qe piqej.
Kemi vrapuar neper sheshe blerimesh.
Jemi takuar ne enderr
gjersa pritem viteve
te zbrisnin
Zotat ngadale
ne mengjesin tim...