>
LETERSISHQIP
Anila Kruti

Korrikut (Një Ditë Si Kjo)

Zoti im
desha të pikturoj një ditë të bardhë korriku
dhe ja
duke pirë kafenen e mëngjesit një fije dielli ra mbi duart e mia
mëngjesi u bë ajër
unë u bëra ajër.
Dita mori pamjen e një kristali të bardhë.
Gjithëka u bë paqe dhe fytyra ime u bë e bardhë
Tani ngjaj me ditën dhe dita ka sytë e mi.
Këmisha ngyjre dielli që kam veshur u bë velë
Më ndjek era dhe zogjtë…
Tani kam detin ndër krahë.
oborri prej uji u bë shtrati im
Është korrik!
Tani dëgjoj
zërat e fëmijëve të pemëve që lëshojnë të qeshura në oborrin tim…