Anila Kruti
T’I Puthja Pak Duart Nënës Dhe Babit
Ka kohë që portës sime nuk i bie kush.
Dëgjoj hapa te dera.
më mungon një jetë të tërë, nëna.
Për babanë më këputi malli.
Kushedi c’dimer ka kaluar kumbulla ime mbi qerpike qe ende, nuk i hap.
Kushedi c’merak ka vene kete mars qe nuk me pa.
Asnje pranvere nuk ka qene kaq e munguar
sa tani udhet i bej me mendje.
Hipi ne kuaj ere…
zbres
ne pragun e shtepise sime.
Kembet zbathur ne oborrin e gjere.
molles i ngjitem maje gishtash.
Tani, koken e kam ne qiell.
E dua kete toke qe fijet e barit me ngaterrohen neper kembe..
po te dera nuk me pret askush.
Me ka marre malli per pemet, perroin druret, gjembat, guret …
sikur ajrin ta bej fryme.
sikur t’i puthja pak duart nenes dhe babit
se udhen per tek ta e kam ngarkuar mbi nje diell qe pres te linde..