>
LETERSISHQIP

Shqip Të Mësojmë Fëmijët

Sa shumë durove, sa shumë
Të prenë krahët, prapë fluturove
Të derdhën gjakun si lum
E prapë se prapë mbijetove.

S'deshën të t'shihnin duke lulëzuar
Donin të të godisnin pa mëshirë
Të të drejtonin në të huaj
Të të linin në shkretëtirë.

Por rrënjët tua nuk ndaluan
Nisën të rriten cdo ditë
Këmba-dorazi duke luftuar
Nga errësira dole në dritë.

E ç'është gjuha e huaj,
nëse e harron tënden?
Do dukemi si të mjerë,
që në të huajën enden.

Vëllezër e motra të gjithë sa jemi..
shqip të mësojmë fëmijët tanë
ta ruajmë këtë vlerë që kemi
ta trashëgojnë brezat me.. radhë.

O shqiptarë, kurrë mos harroni...
Geg' e tosk' të gjithë një jemi
Kemi kulturën, traditën, zakonin...
Një komb t'bashkuar përjetë do kemi.