>
LETERSISHQIP
Anjeza Mitaj

Baba I Dashur

I dashur babai im
Nis te shkruaj nje poezi
Me fjalet qe skane mbarim
Me plot dashuri.

Sa e bukur eshte jeta
Kur rritesh me nje mburoje te forte
Qe sta leshon doren kurre
Qe nuk rresht duke te mbrojtë.

Sa sakrifica bëre ti baba
Lodheshe cdo dite duke punuar
Vetem per mua të jem sa me mire
asgje per te mos me munguar.

Ti gjithmone dhe cdo gje
Por pa kerkuar asgje
Te jam mirenjohese perjetesisht
Mbreti im te dua pafundesisht.

Jam krenare qe jam vajza jote
Je gjeja me e shtrenjte per mua ne bote
Faleminderit qe sme le kurre vetem
Me the per ty gjithmone afer do gjendem.

E ashtu bere i dashur baba
Me vuajtje e sakrifica te medha
Je shembulli me i mire ne bote
Asnjehere s'mund ta shperblej dot.

Jam me fat qe je ne jeten time
Si shoqerues gjate udheve te mia
Gjithmone e vogla jote do mbetem
Qe me mesove frymen nga dashuria.

Rreshtat e poezise per ty s'kane mbarim
Sado qe te shkruaj dite e nate
Ti je gjithcka per mua idhulli im
Babë i dashur me zemer te arte.