>
LETERSISHQIP
Poet Anonim

Toksike

të vdes një çast nuk mundem
do jetojë përgjithmonë
një djalë i dashuruar
një çast më shumë frymon

të kam dashur çmendurisht
një ndjenjë toksike
por sërish mbeta gjallë
në çastin që ti ike

të kam zhveshur shpirtin
isha i droguar
mendova se do vdisja
por tashmë jam mësuar